Lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 12-të, ndërsa ende nuk ka shenja paqeje. Herët në mëngjes, perëndimi i Kievit është goditur nga luftime të ashpra ajrore ruse. Ne këtë situatë të vështirë ka ardhur edhe thirrja për ndihmë nga shqiptarët e Ukrainës.
Kryetari i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” Аleksandr Dermentli nëpërmjet një statusi në facebook ka bërë thirrje për ndihma humanitare për qytetin e Kharkovit.
Thirrja:
“Unë, Аleksandr Dermentli, kryetar i shoqatës Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës, kërkoj të gjithë shqiptarët të bashkohen. Ndihma humanitare është e nevojshme për qytetin e Kharkovit, ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë dhe për 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes ku jetojnë në mënyrë kompakte shqiptarët.
Për të gjitha pyetjet interesante, mund të kontaktoni Ambasadën e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë në qytetin e Tiranës ose në numrat e telefonit:
+355676060630- Yunna
+355694902624-Natalia
Së bashku jemi të fortë
Lavdi Ukrainës!!!”