Thirrja e Trump për republikanët: Të shtetëzohen zgjedhjet!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje republikanëve që të “shtetëzojnë” zgjedhjet dhe përsëriti pretendimet e paprovuara të tij për manipulim në zgjedhjet e 2020-s.

Zgjedhjet amerikane menaxhohen nga ligjet shtetërore dhe votimi është administruar prej kohësh nga zyrtarët lokalë në mbarë vendin.

“Republikanët duhet ta thonë qartë: Duam të marrim kontrollin dhe duhet të marrim nën kontroll votimin në të paktën 15 zona. Republikanët duhet ta shtetëzojnë votimin”, ka deklaruar Trump.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi FBI bastisi një zyrë elektorale në Xhorxhia, për të ekzaminuar të dhënat zgjedhore të vitit 2020.

Trump nuk i ka përmendur me emra atë që i ka quajtur “15 zona”, ku sipas tij republikanët duhet të shtetëzojnë procesin zgjedhor.

Presidenti e ka lidhur dëshirën e tij për menaxhimin e mekanizmave zgjedhorë në nivel federal me elementin kyç të agjendës së tij, që është dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse republikanët nuk i dëbojnë ata, atëherë nuk do të fitojnë kurrë një tjetër proces zgjedhor”, ka shtuar Trump.

Trump i humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale përballë Joe Biden në 2020-n. Ai insistoi se humbja ishte pasojë e manipulimeve, por nuk i provoi kurrë deklaratat e tij.

Më pas, miliarderi i pasurive të patundshme u përball me dy padi penale të lidhura me dyshimet për ndërhyrje elektorale në Xhorxhia, çështje federale që u mbyll pasi ai u rikthye në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar; si dhe një tjetër për shantazh shtetëror, e cila gjithashtu u zhbë me rizgjedhjen e tij.

Share This Article