“Thirrja kundër meje do t’i dalë për hundësh”. Berisha: Pas zgjedhjeve lokale, ka zgjedhje parlamentare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zgjedhje të përgjithshme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe para atyre të parashikuara në 2025 paralajmëroi Sali Berisha për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Në Intervistën me Merita Haklajn në A2 CNN, ai tha se me qëndrimet antikushtetuesen nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet.

“Toleranca ndaj tij për shkelmimin e kushtetutës do të jetë zero. Pas këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të përgjithshme, do t’i japim duart Edi Ramës, se Rama me qëndrimet e tij antikushtetuese nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë në pushtet”.

Kjo deklaratë e Berishës erdhi si përgjigje ndaj thirrjeve që kryeministri Rama u ka bërë qytetarëve për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” se përfaqësohen nga non gata dhe nuk do t’u japë fonde.

“Kjo thirrje i garanton shqiptarët në mënyrë figurative  do t’i dalë për hundësh Ramës”, theksoi Berisha.

Share This Article