Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka bërë një thirrje të ndjerë për mbarë botën që të ndihmojnë vendin e saj me armatime, nga ana humanitare dhe ekonomike.
“Kur ju numëroni qindarkat, ne numërojmë të vdekurit”, u shpreh bashkëshortja e presidentit Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për BBC, kur u pyet se çfarë mendonte për rritjen e çmimeve në mbarë botën si pasojë e luftës.
“Unë e kuptoj se situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e pandemisë Covid-19, dhe që është ende me ne, kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina.
Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë po vriten.
Kështu që kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë, por në vend të qindarkave, ne numërojmë viktimat tona”, deklaroi Zelenska.