Thirrje në rrjetet sociale për protestë të shqiptarëve në veri të Kosovës, Policia: Mos bini pre e provokimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka dalë me një deklaratë për shtyp përmes së cilës iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen postimeve në disa rrjete sociale që ftojnë një protestë të madhe në veri të Kosovës.

Autoritetet ligjzbatuese dyshojnë se disa profile të rreme po bëjnë thirrje për një tubim në urën e Ibrit, në një lëvizje që policia e cilëson si provokim.

Në një prej thirrjeve për manifestim shkruhet se shqiptarët duhet të grumbullohen në Urën e Ibrit, me flamuj, sende të forta dhe mundësisht të jenë të gatshëm të përleshen me çdo serb që iu del përpara.

Share This Article