ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 9 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 9 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 9 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 9 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Thirrje për kremtimin e Pashkës përmes internetit

albnews by albnews
11 April, 2020
in Bota
0
Thirrje për kremtimin e Pashkës përmes internetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në këtë periudhë kremtimesh fetare për besimtarët katolikë e hebrenj në Shtetet e Bashkuara, grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë për koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit, u bëri thirrje komuniteteve fetare të respektojnë udhëzimet për distancim social.

Shtete të ndryshme kanë udhëzime të ndryshme për komunitetet fetare. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton:

RelatedPosts

Ndahet nga jeta ish-zv.Presidenti i SHBA-së

Kosova kryefjalë e betejës politike në Serbi

I mori jetën pa mëshirë 13 personave përfshirë 5 fëmijëve të tij, ndërron jetë në burg një nga vrasësit më famëkeq në historinë amerikane

Në këto kohë kemi parë rrëfime nga makina, kremtime fetare përmes lidhjes me celular…

… dhe meshë me internet. Shumë komunitete fetare në Shtetet e Bashkuara janë përshtatur në realitetin e COVID-19.

Grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë u ka bërë thirrje amerikanëve të vazhdojnë distancimin social gjatë kësaj periudhe kremtimesh fetare.

Nënpresidenti Mike Pence, foli për planet e tij për të dielën:

“Do të ndjekim shërbesat fetare nga dhoma e ndenjes në Rezidencën e Nënpresidentit, ku i kemi ndjekur prej disa javësh”.

Por të nxitur nga reagimet e popullatës dhe liria fetare, 12 shtete lejojnë përjashtime për grupet fetare nga udhëzimet për distancim social.

Edhe në shtetet ku objektet fetare duhet të qëndrojnë të mbyllura, ka pasur shkelje të udhëzimeve. Në Luiziana një kishë zhvilloi shërbesa fetare të dielën e kaluar:

“Shpirti im është i uritur. Nuk kam frikë nga virusi. Kur ta kem të shkruar do të shkoj. Kështu e ka jeta,” thotë një besimtar.

Një anketë e ditëve të fundit nga Instituti “American Enterprise” tregon se pjesa më e madhe e amerikanëve besojnë se objektet fetare nuk duhet të përjashtohen nga udhëzimet për distancim social dhe se kishat, xhamitë dhe sinagogat duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë epidemisë:

Daniel Cox është studiues për Institutin “American Enterprise”.

“Vërejmë një dallim mes republikanëve dhe demokratëve, liberalëve dhe konservatorëve. Konservatorët, republikanët në përqindje më të lartë thonë se kishat dhe objektet e tjera fetare duhet të përjashtohen nga udhëzimet dhe të qëndrojnë të hapura. Shumica e demokratëve dhe liberalëve mendojnë të kundërtën”, thotë ai.

Presidenti Donald Trump ka qëndruar jashtë këtij debati lidhur me grumbullimet fetare, por mbetet optimist:

“Megjithëse nuk po mblidhemi dot siç jemi mbledhur normalisht për Pashkë, mund ta shfrytëzojmë këtë moment për t’u përqëndruar te lutja, tek reflektimi dhe forcimi i lidhjeve me Zotin”, tha ai.

Presidenti pat marrë në konsideratë zhvillimin e shërbesave fetare nën qiell të hapur për Pashkë, por ekspertët e shëndetit publik thanë se edhe kjo praktikë do të ishte shumë e rrezikshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result