Kemi parë ditët e fundit që Serbia po provon të krijojë artificialisht probleme në Veri të Mitrovicës siç ka bërë gjithnjë …
Kosova nuk duhet të trembet nga këto provokime dhe Serbia duhet ta mësojë njëherë e mirë se KOSOVA nuk është Ukraina dhe nuk mund të luhet me shqiptarët në Ballkan, siç është bërë më parë.
Nëse diçka e tillë ndodh, NATO nuk pritet që të ndërhyjë shpejt. E pikërisht për këtë arsye, u bëj thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ti kundërpërgjigjen Serbisë me të njëjtën monedhë.
Nëse Europa plakë bën sikur nuk sheh shqiptarët të mobilizohen nga Kosova në Kosovën Lindore e deri Maqedoni nga Struga deri Tetovë, Shkup dhe Kumanovë dhe nuk kanë pse të jenë besnikë të atyre që si ka ndenjur besnik asnjëherë shqiptarëve. Këtu duhen mobilizuar edhe Forcat e Armatosura Shqiptare e Vullnetare duke krijuar nje koalicion me Emrin ‘Armata Kombëtare Shqiptare’, duke përfshirë Kosovën, Kosovën Lindore, Maqedoninë, Malin e Zi dhe me Shqipërinë në krye, duan apo nuk duan kryeministrat e ‘Ballkanëve të hapur’.
Ky sinjal duhet ti tregohet Serbisë me një zë kumbues që të frikësojë jo vetëm Serbinë, por edhe gjithë Europën mbanë, por edhe të kthejë amerikanët me këmbë në tokë e të kuptojnë se në Ballkan vetëm një aleat e kanë me Besë të vërtetë dhe ata janë SHQIPTARËT.
Amerikanët nuk duhet të flirtojnë për interesa e tyre kudo dhe me këdo!
Sepse Kjo Kosovë sot e përgjysmuar me kushtetutë denigruese ‘Ahtisari’ vjen edhe për faj të tyre bashke me Europianët.
Por edhe konferenca e Ohrit dhe Lufta Çlirimtare e Shqiptarëve të Maqedonisë nuk u konkretizua aspak me Shqiptarët me 30-40% si shtet formues! Por edhe me Kosovën Lindore të humbur si kauzë, për të mos folur më për trevat në Malin e Zi dhe gjetkë.
Çdo gjë varet nga Ne. Populli ka një fjalë shumë të artë “I zoti e nxjerr gomarin nga balta’, prandaj mos prisni të tjerët t’jua sjellin lirinë ose ta mbrojnë atë për ju.
Amerikanët shikojnë interesat e tyre gjeostrategjike në këtë moment janë aleati ynë është si 50 vjet ishin “armiku” ynë në Shqipëri.
Kështu shqiptarë filloni mobilizimin urgjentisht që nga ai ushtaraku, Lobisti, dhe publiku kundër çdo qeverie që nuk ju lejon këtë të drejtë tuajën me pankarta në duar.
Nëse dikush kërkon të riformatojë Ballkanin, shqiptarët nuk i tremben kësaj.
Se në fund të fundit, Bosnja do të fshihet, po ashtu edhe Mali i zi dhe Maqedonia, kur Shqipëria Etnike do të shkojë në kufijtë e vetë natyralë. Ne duhet të jemi të përgatitur e jo armiku ynë i përbashkët i Ballkanëve të Hapura të na gjejë në gjumë nën dafinat e pikturave të Ramës apo dikujt tjetër.