Lezha ishte ndalesa e radhës e Ministrisë së Mbrojtjes, në fushatën sensibilizuese për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura.
Mjetet dhe logjistika e ushtrisë zbarkuan në qendër të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e shumë e qytetarëve.
Komandanti i Qendrës së Personel-Rekrutimit, Kolonel Fadil Ciroku tha se janë 428 vende të lira për ushtarë profesionist.
Aplikimet për të rinjtë e moshës nga 18 deri në 27 vjeç që dëshirojnë të punojnë në ushtri do të jenë të hapura deri në javën e parë të janarit.