Thomas Muller futbollisti më i trofeshëm në historinë e futbollit gjerman

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thomas Muller është bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit gjerman, pasi e fitoi Superkupën e Gjermanisë pas triumfit të Bayern Munich kundër Borussia Dortmund të mërkurën.

Joshua Kimmich shënoi në minutën e 82-të në Allianz Arena për t’ia siguruar bavarezëve fitoren 3:2 kundër nënkampionit gjerman Dortmund.

Bayern po fitonte me dy gola dallim, falë Corentin Tolisso dhe Muller, por Dortmundi i rikthye në lojë duke e barazuar rezultatin pas golave nga Julian Bradt dhe Erling Haaland.

Por goli i Kimmich ia dhuroi fitoren përfundimisht Bayernit, që nënkupton se Muller u bë fitues i trofeut të 27-të rekord në karrierë me klubin.

31-vjeçari i ka fituar nëntë tituj në Bundesligë, gjashtë trofe në Kupën e Gjermanisë DFB-Pokal, dy në Ligën e Kampionëve, një Kupë të Botës, një Kupë të Botës për klube, dy trofe në Superkupën e UEFA-s dhe gjashtë trofe në Superkupën e Gjermanisë.

Share This Article