Thomas Strakosha lëndohet sërish

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lazio vijon përgatitjet për transfertën me Juventusin, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, teksa portieri shqiptar Thomas Strakosha është ndalur sërish për shkak të një dëmtimi.

Ka qenë vetë klubi bardhekaltër që ka njoftuar se gardiani kuqezi nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një problemi muskulor dhe prezenca e tij në Torino duket thuajse e pamundur.

Të dëmtuar për Lazion vijojnë të mbeten edhe Felipe Luiz e Manuel Lazzari, të cilët mungojnë prej disa javësh, ndërsa skuadrës iu bashkua Adam Marusiç, që kreu stërvitjen e plotë nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Mbetet shqetësuese gjendja e Thomas Strakoshës, që prej muajsh po kalon nga një dëmtim në tjetrin dhe ka humbur edhe vendin e titullarit.

Kur jemi vetëm disa ditë larg ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, prezenca e Strakoshës në kombëtare është ende në dyshim.

Share This Article