Banorët e Thumanës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, pak nga pak po rikthehen në banesat e tyre të rindërtuara.
Kryeministri Edi Rama solli sot sot pamje nga Thumana.
“Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti”, u shpreh kryeministri.
Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të Rindërtimit, si me shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive.
14 pallate dhe 156 shtëpi individuale pritet të jenë gati në fund të këtij viti për të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike që goditi fort këtë zonë.