Thyejnë akullin dhe lirohen nga zinxhirët, stërvitja “ekstreme” e trupave të Kim Jong Un

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Televizioni shtetëror në Korenë e Veriut publikoi një video promocionale ku shfaqen pamjet e stërvitjes së ushtarëve koreano-veriorë në stërvitje.

Video ishte pjesë e festimeve për 75-vjetorin e themelimit të shtetit komunist, ku si zakonisht, nuk mungoi edhe parada ushtarake. Në pamjet e publikuara duken ushtarë të njësive të ndryshme që stërvitjen në borë, ngrica, e që duket sikur po shkatërrojnë zinxhirë, apo duke thyer blloqe akulli me duar.

Gjatë paradës së të enjtes, u parakaluan edhe 11 raketa interkontinentale “Hwasong-17”, të cilat sipas monitoruesve ndërkombëtarë dyshohet se janë të pajisura me koka bërthamore.

Në paradë ishte gjithashtu e pranishme vajza e diktatorit dhe bashkëshortja e tij Ri Sol Jul. Emri i vajzës nuk është bërë i ditur nga media shtetërore koreano-veriore, por shërbimet koreano-jugore besojnë se është Ju Ae, e identifikuar si vajza e Kim Jon Un nga ish-basketbollisti amerikan, Dennis Rodman.

Share This Article