83-vjeçarja, Diana de Vog, pas shumë dekadash ka thyer heshtjen, duke dhenë detje nga lidhja e saj jashtëmartesore me ish presidentin amerikan, John Fitzgerakd Kennedey.
Në një artikull të botuar të shtunën e kaluar në Air Mail, Diana de Veg shpjegon se ajo u dashurua me JFK në 1958 , kur ishte 20 vjeç dhe ishte rreth dy herë më i vjetër se ajo.
Në atë periudhë, ajo do fillonte studimet në Kolegjin Radcliffe në Kembrixh dhe vendosi të shkonte në darkën e saj të parë politike, e cila kishte për qëllim mbledhjen e parave për fushatën e Kennedy, atëherë senator nga Massachusetts .
Në atë darkë dhe për habinë e saj të madhe, Diana pati mundësinë të fliste me “personzhin e mbrëm,jes”, John Kennedy, i cili i kërkoi personit pranë saj në tryezë t’i lironte vendin, ‘që një plak i lodhur të ulej pranë një vajze të bukur’.
E joshur nga interesi i JFK, 20-vjeçarja u largua nga darka e zhgënjyer dhe takoi të dashurin e saj të ri disa herë pas ngjarjes. Në njërën nga ato dalje, Kennedy e ftoi ta ndiqte në apartamentin e tij në Boston. John F. Kennedy me gruan dhe fëmijën e tyre
“Në atë apartament, gjërat ishin ndryshe … Ai u përkul drejt meje duke më parë në sy me një vështrim të sinqertë. Po, e dija që ai kidht ndjnja për mua. Si mund ta dyshoja këtë moment lidhjeje të thellë? Patjetër që duhej të ishte dashuri “.
Në fillim të vitit 1961, de Veg kuptoi se në sytë e JFK ajo ishte thjesht një grua e bukur, si të gjithë të tjerat, asgjë e veçantë . “Njeriu me të cilin mendova se kishim një lidhje dashurie nuk donte të shihte disa elementë që ishin të dukshëm … Në fakt, ai donte që unë të isha sa më e izoluar.
Nuk ishte lidhje romantike
Sipas 83-vjeçares, marrëdhënia e saj me Kennedy “ nuk është një histori romantike”.
Diana shpjegon se ajo që e magjepsi te politikani 40-vjeçar ishte se ai shpesh i thoshte se “kishte diçka të veçantë” në të .
Vajza e dashuruar e injoronte faktin se i dashuri i saj ishte i martuar.
Kujtohet se martesa e Kennedy me Jackie zgjati nga 1953 deri në 1963, vit kur ai u vra . Ishte “e lehtë” dhe “emocionalisht e përshtatshme” të injorosh këtë informacion. “Ai kurrë nuk e përmendi atë dhe kështu … vendosa të mos mendoj për të,” shkroi de Veg në artikullin e saj.
Duke parë kohën e marrëdhënies së tyre, 83-vjeçarja beson se Kennedy e mbajti atë qëllimisht larg njerëzve moshatarë, të cilët mund ta mbështesin atë emocionalisht dhe ta bënin t’i shihte gjërat më qartë.”Çfarë po mendoja? U ndjeva si një vajzë e dashuruar me një yll filmi”, shkruan 83-vjeçarja.