Të shtunën, më 10 shkurt, Juergen Uldedaj, (15 fitore – 1 humbje, 6 fitore KO), bën paraqitjen e tij të dytë në York Hall të Londrës dhe të tretën në Mbretërinë e Bashkuar, kësaj radhe me promotorin “Goodwin Boxing”.
Kjo ndeshje boksi ka thyer rekord duke shitur vetëm brenda 24 orëve te gjitha biletat ne dispozicion. Asnjëherë më parë salla ikonike “York Hall” nuk ka shiuar kaq shpejt biletat duke sjell nje rekord per shqiptarin Uldedaj.
I lindur në Shqipëri dhe me banim në Gjermani, Juergen Uldedaj, 26 vjeç, ka bashkëpunuar me trajnerin legjendar londinez Don Charles në përpjekjen e tij për të fituar titujt botërore të kategorisë së peshës së mesme.
Në vetëm 16 ndeshje, i riu me gjashtë fitore me knockout ka fituar tashmë dy titujt per te rinjte, WBC dhe WBO. Tani, ai dhe trajneri Charles po planifikojnë një vit të lavdishem në 2024.
Ndeshja e rralles eshte me 10 shkurt, ku Juergen Uldedaj do të përballet me francezin John Franck Mendy për titullin e Kampionit të Mediterranit në peshën e mesme sipas IBO, nën dritat e famshme te “York Hall” në Bethnal Green te Londres.
Ndeshja ka tërhequr vëmendjen e armatës së tifozëve të tij, duke vendosur një rekord në shitjen e biletave ne “York Hall” dhe duke u zgjedhur për transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shqiptar RTSH, midis rrjeteve kombëtare të tjera.
Trajneri Don Charles tha:
“Ky djalë është sinqerisht tjetër nivel,”. “Që nga koha kur kam filluar të punoj me të, ka përmirësime të mëdha, por ai ka një talent natyror të jashtëzakonshëm. Ne duhet thjesht ta përdorim atë, dhe do t’i tregojmë publikut punen tone per ndeshjen kundër Mendy.”
Beni gati fishekzjarret per te festuar – se bashku me Juergenin po shkojme drejt titujve botërorë!”
Duke punuar ekskluzivisht me “Goodwin Boxing” në Mbretërinë e Bashkuar, synohet që Uldedaj të shfaq talentin e tij në Gjermani, Shqipërinë dhe kudo gjatë gjithë vitit, ndërsa synon të lërë gjurme në kategorinë e peshës së mesme.
Uldedaj u pyet nese eshte gati te sfidoje edhe Chris Billam-Smith nga Bournemouth, i cili mban momentalisht titullin WBO?
Cilido prej tyre!” u përgjigj Uldedaj. “E di që kjo është një karrierë e gjatë, unë jam vetëm 26 vjeç, dhe Don ende më mëson në palestër, por unë jam një njeri krenar që luftoj dhe do të shfrytezoja çdo mundësi për titull botëror.”
“Së pari, dua të sjell kënaqësi tifozëve të mi më 10 shkurt në York Hall dhe t’u them faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme.”
Promotori Steve Goodwin tha:
Para ndeshjes, “Goodwin Boxing” do të organizojë një konferencë shtypi në hotelin DoubleTree në Borehamwood (WD6 5PU) të enjten, më 8 shkurt. Kryetari i “Goodwin Boxing”, Steve Goodwin, foli për entuziazmin e tij për të punuar me Uldedaj.
“”Ështe e kuptueshme pse tifozet e adhurojne kete djale. Ai është emocionues në ring, gjithmonë në kërkim të sfidave te rralles me një fuqi të vërtetë të madhe. Por ai është një njeri i shkëlqyeshëm gjithashtu, është ëndërr të punohet me të. Jemi ne pritje te fitores ne “York Hall” me 10 shkurt.
For all press enquiries, please contact info@goodwinboxing.co.uk
https://britishboxingnews.co.uk