Thyhet tradita, Putin anulon fjalimin e fundvitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kremlini ka njoftuar të martën se presidenti Vladimir Putin nuk do ta mbajë konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët, një ngjarje që konsiderohet traditë në Rusi.

Zakonisht në këtë konferencë, lideri rus ulet në një tryezë me gazetarët për më shumë se një orë për të treguar se i gjërat në kontroll.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u pyet nëse ishte caktuar një datë për konferencën e madhe të shtypit të këtij viti dhe u përgjigj se nuk do të ketë një të tillë. Ai shtoi se presidenti do të gjejë një mënyrë tjetër për të komunikuar me gazetarët.

Peskov tha se Kremlini do të caktojë një datë kur Putin do të flasë në të dy dhomat e parlamentit të Rusisë, i ngjashëm me fjalimin vjetor të presidentit të SHBA-së në Kongresin amerikan. Konferenca e shtypit e fundvitit të kaluar u zhvillua më 23 dhjetor, pothuajse saktësisht dy muaj përpara fillimit të pushtimit.

Share This Article