“Ti je dëshmitar për çdo qindarkë!”/ Manjani THIRRJE Ahmetajt: Ben gjej guximin, shko fol nesër në Kuvend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli Manjani nga studio e Top Story, i ka bërë thirrje ish zv.ministrit Arben Ahmetajt, që nesër të shkojë në Parlament dhe të dëshmojë për çdo gjë që di.

Ai tha se nesër është koha e duhur për të thënë të vërtetën, sepse pasi t’i vihen prangat do të jetë shumë vonë. Nëse nuk do të shkojë nesër atëherë do të jetë shumë vonë.

E kam një këshillë personale, miqsore nëse më dëgjon, Ben shko nesër dhe bëj trasparencën. Je njeriu më i rëndësishëm në 10 apo 11 vitet e fundit. Çdo qindarkë që ka lëvizur ky shtet, ti je dëshmitar dhe e di se çfarë ka ndodhur. Ti e di se ku janë, shko nesër dhe bëj transparencë, ky është gjyq, ky është hetim. Leji përrallat, tha ky, tha ai. Je njeri i rëndësishëm, shko në parlament, te miqtë e tu dhe bëj transparencë. Thuaj të vërtetën!”, tha Manjani nga studio e Top Story.

Share This Article