TIA: Fluturimet direkte Tiranë-Dubai fillojnë më 28 mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton fillimin e fluturimit të ri të drejtpërdrejtë drejt aeroportit ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas duke filluar nga data 28 mars 2021.

Linja ajrore me bazë në Dubai Flydubai do të operojë dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave, me një Boeing 737.

“Flydubai” do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

Fluturimet do të nisen nga TIA në 13:30 pasdite duke arritur në DXB në 21:55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9:35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12:30 të drekës.

Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë “Flydubai” duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore. /j.p/r.e/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article