Tifozët do të kthehen në stadiume në Angli në shtator, por s’lejohen të këndojnë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tifozët e futbollit do të nisin të kthehen nëpër stadiumet e futbollit në Angli gjatë muajit shtator, mirëpo gazeta britanike The Sun raportohet se ata nuk do të lejohen të këndojnë.

Të enjten në mbrëmje, Britania e Madhe i zbuloi masat e reja të zbutjes së karantinës, të cilat ishin vendosur fillimisht shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Sporte të ndryshme, si ragbi dhe garat me vetura, do të kenë tifozë të pranishëm qysh në garat që nisin javët e ardhshme, mirëpo numri i tifozëve të lejuar në arena është i limituar dhe tifozët do të inkurajohen të mos këndojnë apo bërtasin, për të mos e përhapur virusin.

 Sezoni i ri i Premierligës do të nisë më 12 shtator, ndërsa në fillim tifozët do të lejohen vetëm në disa ndeshje si provë, para kthimit të planifikuar të plotë në tetor.

Para hyrjes në stadium, tifozët janë të detyruar ta nënshkruajnë një dokument me kodin e ri të sjelljes për stadiume.

Kjo bën që tifozët të marrin përgjegjësi të plotë për veten për të mos marrë pjesë në ndeshjet në stadium nëse kanë simptoma të koronavirusit ose kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar.

Për më tepër, tifozët duhet të mbajnë distancë mes vete në ulëset në tribuna.

Share This Article