Një nga vendimet më të fundit të Katarit para nisjes së Kupës së Botës, ishte ndalimi i birrës në stadiume.
Ky vendim duket se është ndjerë menjëherë nga tifozët e Ekuadorit që në ndeshjen hapëse, atë ndaj Katarit këtë të diel, të cilën e fituan 2-0.
Në një video të bërë virale në internet, tifozët e Ekuadorit të pranishëm në tribunat e stadiumit Al Bayt dëgjohen teksa brohorasin në kor: “Queremos cerveza” (duam birrë).