Tifozët e Irlandës së Veriut tashmë ‘pushtojnë’ rrugët e Prishtinës para ndeshjes me Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tifozët e Përfaqësueses së Irlandës së Veritut kanë arritur tashmë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, para përballjes me Përfaqësuesen tonë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova është nikoqire e Irlandës së Veriut në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit 2 të Ligës C.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:45.

Megjithatë, një ditë para ndeshjes, pra sot (e mërkurë) veçse kanë filluar të mbërrijnë tifozët mysafirë.

Tifozët nga Irlanda e Veriut kanë mbërritur tashmë në Prishtinë dhe Telegrafi ka rastisur në ta në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Ashtu edhe sikurse njihe, tifozët irlandezë janë parë duke shijuar birrë në motin me diell në Prishtinë dhe pa asnjë problem të shfaqur deri tani. /Telegrafi/

Share This Article