Tifozët e Man Unitedit protestë kundër pronarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tifozët e Manchester Unitedit u mblodhën para hyrjes së qendrës stërvitore të klubit, Charrington, mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër familjes amerikane Glazer, e cila e ka klubin në pronësi.

Klubi konfirmoi se trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ndihmësit i tij Michael Carrick dhe Darren Fletcher dhe mesfushori Nemanja Matic dolën për t’i qetësuar protestuesit e zemëruar, të cilët u futën edhe brenda qendrës stërvitore.

Familja Glazers ishin në mesin e arkitektëve të planit për krijimin e Superligës Evropiane, e cila dështoi brenda 48 orëve këtë javë, pas kritikave të ashpra dhe protestave nga tifozët, analistët dhe madje nga qeveria britanike.

Të inatosur që klubi i tyre ishte në mesin e 12 klubeve që iu bashkua atij projekti, para se të tërhiqej një ditë më vonë, tifozët e Unitedit i bllokuan të dy hyrjet e qendrës stërvitore të klubit dhe u futën edhe brenda fushës ku stërviten lojtarët.

Ata vendosën banerë me mesazhe, si: “Ne vendosim kur luani ju”, dhe “51% MUFC”, duke iu referuar modelit gjerman të pronësisë ku tifozët mbajnë shumicën e aksioneve të klubit. /Gazeta Express/

Share This Article