Tifozët e Marokut e bëjnë rrugë, festime të çmendura pas fitores ndaj Portugalisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sërish manifestime të mëdha të tifozëve të Marokut në rrugët e qyteteve europiane, pas fitores së ekipit të tyre ndaj Portugalisë, duke kaluar kështu për herë të parë në një gjysmëfinale botërori.

Qindra marokenë mbushën rrugët e Londrës, e cila po ashtu po pret përballjen e ekipit të Anglisë ndaj kampiones në fuqi të botës, Francës.

Rrugët e kryeqytetit britanik u bllokuan me makinat e emigrantëve marokinë të cilët festonin këtë sukses të ekipit të tyre që nuk e kishte arritur asnjë ekip afrikan më parë.

Festime pati dhe në Bruksel, por policia belge kishte marrë masa më të forta, pas trazirave që ndodhën kur Maroku mundi Belgjikën në grupe.

Share This Article