Partizani u eliminua nga garat evropiane në mënyrën më të mirë. Në mes të Beogradit, ata u eliminuan nga qipriotët e AEK Larnaca pas kohës shtesë dhe penalltive në raundin e parë paraprak të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë në Qipro përfundoi me rezultatin 1-0 për ekipin vendas AEK. Mbrëmë, Partizani fitoi 1-0 në 90 minutat e rregullt, dhe më pas fitoi 2-1 në kohën shtesë, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2 dhe kështu u zbatuan penalltitë.
Ndeshja në Beograd zgjati pothuajse tre orë, dhe ishte një dramë të veçantë në kohën shtesë, ku fillimisht mysafirët shënuan golin e barazimit 1-1, por vendasit shënuan në minutën 118-të një gol nga penalltia.
Edhe penalltitë ishin dramatike, për faktin se ua shtuan dhimbjet një ekipi dhe tifozërie ultra-nacionaliste, të cilët para ndeshjes kishin vendosur një pankartë të madhe “Kosova është Serbi” dhe gjatë ndeshjes kohë pas kohë bënin thirrje raciste kundrejt shtetit të pavarur, Kosovës.

Në raundin e parë prej pesë penalltive, të dyja ekipet ishin të pasakta nga dy herë, dhe në fund, Bogdan Kostic u bë figura tragjike duke humbur në serinë e tetë dhe duke ia mundësuar AEK Larnaca të fitojnë me penallti 5-6.
Pas ndeshjes, lojtarët e Partizanit shkuan para tifozëve të tyre, duke mos mundur t’i ndalin lotët e hidhërimit dhe humbjes.