Tifozët e Real Betisit godasin me shufër metali në kokë Joan Jordan të Sevillas (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Real Betis-Sevilla është detyruar ta ndërpresë ndeshjen të shtunën, pasi pati skena dhune nga tifozët vendas.

Real Betis dhe Sevilla ishin duke dhuruar një super ndeshje në kuadër të fazës së 1/8-tës së Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Botës.

Rezultati ishte 1-1 pas 39-të minutave loje, me Papu Gomez (35’), i cili kaloi Sevillën në epërsi 0-1, ndërsa Nabil Fekir (39’) barazoi 1-1.

Megjithatë, festa e golit të barazimit nga vendasit shkoi keq për ekipin mysafir, e në veçanti mesfushorin Joan Jordan.

Incidenti ndodhi direkt pasi Fekir e barazoi rezultatin dhe pastaj tifozët vendas e goditën me një shkop hekuri mesfushorin Jordan, i cili ra në tokë pas dhimbjeve më kokë.

Mesfushori i Sevillas ishte në gjendje të ngrihej në këmbë pasi mori kujdesin mjekësor, ndërsa Julen Lopetegui dhe ndihmësit e tij ishin të zemëruar me incidentin.

Share This Article