Tifozët e Tiranës mesazh ‘thumbues’ serbëve: Lufta e shqiptarit ka burrëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionia e Shqipërisë, Tirana do të përballet me kampionen e Serbisë, Crvena Zvezda në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 ndërsa tifozët e Tiranës nuk kanë hezituar që të fillojnë manifestimet për skuadrën e tyre të zemrës disa orë para përballjes.

Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe një nga banderolat e përgatitura nga tifozët e Tiranës, ku në të shkruhet një mesazh thumbues për serbët.

“Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gratë dhe fëmijë” shkruhet në banderolën gjigante të shpalosur nga tifozët.

Nëse sonte arrin fitore Tirana, atëherë do të kualifikohej në gjysmë-finale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Share This Article