Tifozët ëndërrojnë ta zyrtarizojnë në Torino, çfarë i duhet Napolit për t’u shpallur kampion?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë bëhet fjalë për llogari matematikore ndërsa pas pak javësh do të ketë një festë të jashtëzakonshme për titullin e tretë në historinë e klubit të Napolit.

Me një Osimhen që nuk përmbahet (barazon Eto’o si golashënuesi më i mirë afrikan brenda një sezoni në Serie A) dhe një Kvaratskhelia jashtë çdo pritshmërie, tifozët e Napolit prej kohësh bëjnë hesapet se kur mund t’i japin fund thatësirës më shumë se 30-vjeçare.

Me 19 pikë avantazh nga Lazio e vendit të dytë, ekipit të Spalletit i mungojnë 5 fitore për t’u shpallur kampionë të Italisë dhe data e parë mund të jetë ajo e 30 prillit kur në “Maradona” të udhëtojë Salernitana.

Por ekziston edhe një skenar tjetër që ndoshta do të shijonte më shumë për tifozët napoletanë. Më 23 prill, skuadra bën vizitë në “Allianz Stadium” dhe mbështetësit e kaltër po ëndërrojnë një titull që fitohet me një fitore brenda në Torino, ndaj rivalëve të përjetshëm të Juventusit.

Share This Article