Tifozët futen në fushë për t’u përleshur me futbollistët e Marsejës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë për futbollin evropian ka ndodhur ditën e djeshme gjatë ndeshjes në derbin C mes dy skuadrave Nicës dhe Marsejës.

Në minutën e 75-të tifozët e ekipit vendas filluan të hedhin shishe dhe objekte të tjera në drejtim të mesfushorit Dimitri Payet.

Futbollisti  i Marsejës reagoi duke hedhur prapa njërën prej shisheve drejt podiumit, duke bërë që ultrasit të tërboheshin dhe të “pushtonin” fushën, duke u konfrontuar me lojtarët.

Kaosi i krijuar shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Nishit, Jean-Pierre River, i cili zbriti në fushë për të qetësuar tifozët e ekipit të tij.

Share This Article