Kampionati Botërori i futbollit në Katar ka qenë plot surpriza në fushë, por ka pasur edhe sjellje të jashtëzakonshme jashtë fushës mes tifozëve.
Për kënaqësinë e madhe të vendasve, disa tifozë kanë zgjedhur të veshin veshje tradicionale të Katarit brenda dhe përreth stadiumeve. Por, ndoshta gjesti më i mirëpritur është ai i tifozëve japonezë.
Fiton, humb ose barazon – tjetër punë: Japonezët kalojnë pak kohë pas çdo ndeshjeje për të mbledhur mbeturinat te tribuna.
Zakoni i tyre i pastrimit po nxit postimet në mediat sociale gjatë turneut, por nuk është asgjë e pazakontë për tifozët ose lojtarët japonezë, të cilët njihen se e rregullojnë dhomën e zhveshjes së ekipit dhe lënë pusulla falënderimi.
Shoqata e Futbollit të Japonisë i furnizoi tifozët me 8,000 thasë blu mbeturinash, të cilat ngjyrosin në mënyrë të përshtatshme stadiumet për ‘Blunë e Samurait’ dhe secila qese është e mbuluar me mesazhet “faleminderit” të shkruara në arabisht, japonisht dhe anglisht.
Edhe në korrik 2018, tifozët dhe futbollistët japonezë patën marrë lavdërime pasi u panë duke mbledhur mbeturina gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Botërorit në Rusi.
Ndërsa Japonia mund të largohet nga turneu sot nëse humb kundër Kroacisë, tifozët dhe lojtarët besohet se do të lënë një ndikim të fortë tek të gjithë ndjekësit e lojës së bukur.