Tifozët madrilenë “i bëjnë gjëmën” Pique, e gjithë disko thërret “Shakira, Shakira…”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

1

Ish-ylli i Barcelonës, Gerad Pique është përballur me një situatë aspak të zakontë gjatë një ceremonie festive për mbylljen e sezonit të rregullt të kampionatit që organizon, Kings League.

Ish-mbrojtësi i njohur katalanas, kishte organizuar një festë madhështore me qindra të pranishëm në një disko të njohur në Madrid. Fillimisht nisën sharjet kundër Barcelonës, e më pas një kor që ndoshta i ka djegur më shumë ish-futbollistit.

E gjithë salla nisi me thirrjet “Shakira, Shakira”, ndërsa Pike kishte mbetur i shtangur me mikrofon në dorë, duke pritur derisa të mbaronte ky moment i sikletshëm për të.

Por jo vetëm kaq, pak më vonë, DJ vendosi një këngë që përsëri kujton historinë e tij me këngëtaren kolumbiane, “Waka Waka”, himnin e Botërorit 2010, kur Shakira dhe Pique u njohën pikërisht gjatë realizimit të videoklipit.

Share This Article