Tifozët serbë nuk pranojnë futbollistin me prejardhje kroate

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtësi i majtë i Olimpijas së Lubjanës, Mario Jurçeviq, me shumë mundësi nuk do të transferohet te Cërvena Zvezda e Beogradit për shkak se babai i tij është kroat. Kështu të paktën ka shkruar gazeta kroate Veçernji List duke cituar media beogradase.

Jurçeviqit pas pak ditësh i përfundon kontrata me klubin slloven dhe ka pasur raportime për një kalim te tij te klubi serb.

Por tifozët e Zvezdës “Delije”, kanë kërcënuar me bojkot nëse ai transferohet nga klubi. Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që të heqin dorë.

“’Delije’ nuk udhëheqin klubin, por mendimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm. Kur bëhet fjalë për angazhimin e futbollistëve kroatë apo atyre që kanë luajtur për Partizanin, qëndrimi i tifozëve është i qartë – nuk vjen në shprehje”, ka cituar gazeta kroate një burim.

Tifozët e Zvezdës, të njohur edhe për qëndrimin anti-shqiptar dhe për veprat e shumta të dhunës dhe huliganizëm, nuk kanë ndryshuar mendje as kur trajneri Dejan Stankoviq ka treguar se nëna e Jurçeviqit është serbe. I është thënë atij, sipas Veçenji List, se një lojtar me emër dhe mbiemër të tillë nuk mund të luaj për Zvezdën.

Zvezda në vitin 2018 kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të brazilianit Sammir, por pasi tifozët e kuptuan këtë, janë ndërprerë negociatat. Nuk ka pasur diskutime për këtë. Sikur Sammir mos të kishte të kaluar te përfaqësuesja kroate, nuk do të ishte e pamundur.

Mario Jurçeviq ka mundur të marr edhe pasaportë të Serbisë për shkak të nënës serbe. Ai ka shtetësi të Sllovenisë dhe asnjëherë nuk ka luajtur për klube kroate.

Share This Article