Tifozët tallen me të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzik-un në stadium

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e shumënjohur Loredana Zefi dhe i dashuri i saj futbollist, Karim Adeyemi, i cili është pjesë e ekipit të Borussia Dortmundit, duket se shijojnë lidhjen e tyre disa mujore.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja Loredana personifikohet nga pjesa më e madhe e fansave si ish gruaja e këngëtarit të famshëm nga Kosova, Mozzik.

Edhe pse dy këngëtarët thonë se është një kapitull i mbyllur, fansat vazhdojnë të mos lënë rehat Loreedanën duke komentuar emrin e reperit në postimet e saja me të dashurin futbollist.

Një gjë e ngjashme ka ndodhur së fundmi edhe në një stadium gjatë një ndeshje ku luante Adeyemi.

Gjatë momenteve që ky i fundit po bënte ngrohjen për ndeshjen e Champions League, disa tifozë shqiptarë dëgjohen duke përmendur emrin e Mozzik.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7294273897233501473?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Ftifozet-tallen-me-te-dashurin-e-loredanes-i-permendin-mozzikun-ne-stadium

Share This Article