Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps u ka thënë tifozëve italianë të futbollit që të mos përpiqen të udhëtojnë në Angli për ndeshjen finale të Evropianit, që luhet të dielën në Londër.
Anglia do të përballet me Italinë në stadiumin “Wembley”, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 60 mijë shikues.
Mirëpo, pak prej tyre do të jenë italianë për shkak se rregullat e udhëtimit të Britanisë kërkojnë izolimin për dhjetë ditë. I pyetur të premten se çfarë do t’u thoshte tifozëve italianë që do të përpiqen të udhëtojnë për të qenë të pranishëm në stadium për finale, ministri Shapps, tha: “Përgjigja është shumë e thjeshtë. Ata nuk duhet të udhëtojnë. Nëse zbulojmë se njerëzit po vijnë vetëm për ndeshjen e futbollit futboll, ata nuk do të lejohen të hyjnë dhe në fakt, shumë fluturime charter dhe fluturime direkte tashmë janë anuluar mbi atë bazë”.