Është bërë virale një video e situatës nga tuneli i stadiumit të Tottenhamit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të EFL Cup kundër Liverpoolit.
Skuadra vendase fitoi 1-0, por shfaqjen e vodhi një djalë, një nga maskotat e Spurs.
Ata u rreshtuan në radhë duke pritur që lojtarët t’i kapnin për dore dhe t’i çonin në fushë. Më pas erdhi mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe fëmijët u çmendën nga lumturia.
Ata filluan të bërtasin emrin e tij dhe të zgjasin duart drejt tij dhe njëri prej tyre i tha: “Van Dijk, eja në Tottenham! Ne nuk kemi mbrojtës të mirë për momentin”.
Van Dijk e përshëndeti fëmijën nga Tottenham që e ftoi në klub, por ai nuk iu përgjigj.
Qëndrimi shtatëvjeçar i Van Dijk me Liverpoolin mund të përfundojë në verë, nëse ai nuk rinovon marrëveshjen.