Tifozi në gjendje të rëndë, pasi u rrëzua nga tribuna gjatë ndeshjes Angli-Kroaci

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tifoz është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u rrëzua nga tribuna gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë në Euro 2020.

Thuhet se tifozi u rrëzua nga tribuna pak pasi kishte filluar ndeshja në Wembley të dielën.

Një zëdhënës i stadiumit në Londër konfirmoi se tifozi në fjalë mori tretman mjekësor në vendin e ngjarjes dhe pastaj u dërgua në spital.

“Mund të konfirmojmë se një tifoz u rrëzua nga tribuna pak pasi nisi ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin Wembley”, tha zëdhënësi.

“Ai mori tretman mjekësor në vendin e ngjarjes dhe pastaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA-n për t’u siguruar se kjo çështje do të hetohet plotësisht dhe jemi duke e vëzhguar gjendjen”, shtoi ai.

Anglia e fitoi 1:0 ndeshjen e saj hapëse në grup falë golit të Raheem Sterling. 

Share This Article