Tiki-taka intelektuale, Drita përmbys 2-1 Ballkanin në derbi! Krizë te kampionët e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Superliga e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e prapambetur mes Dritës dhe Ballkanit, e vlefshme për javën e tretë të sezonit. Në stadiumin e Gjilanit, Drita fitoi 2-1 kundër kampionëve në fuqi, duke bërë që djemtë e Ilir Dajës në tre ndeshjet e fundit në kampionat mos dalin te tri pikët.

Duke shtuar këtu edhe humbjet në Conference League, skuadra nga Theranda ka pesë ndeshje pa fitore. Përballja në kampionat ishte e kushtëzuar këtë mesditë, me trajnerin Daja që kishte pesë mungesa titullarësh.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me Bajram Jashanicën në të pestën minutë. Një ish si Blend Baftiu shënoi golin e barazimit në të 44 minutë, para se Blerim Krasniqi, ish-i i Teutës dhe Skënderbeut të kalonte Dritën në epërsinë 2-1 në minutën e 44 me një aksion me “Tiki-Taka”.

Kështu “Intelektualët” e Dritës me këtë sukses ngjiten në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë, njësoj sa Llapi i vendit të dytë. Ballkani me 39 pikë dhe një ndeshje më pak mban kreun e renditjes me 12 fitore, tre barazime dhe dy humbje (të dyja në tre javët e fundit).

Share This Article