TIM JUDAH: HASHIM THAÇI ËSHTË CHURCHILLI I BALLKANIT

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Tim Judah ka shkruar një artikull të gjatë kushtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku flet për personalitetin e tij prej politikani. Ndër të tjera, Judah e krahason Thaçin me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i cili është ndër figurat më të rëndësishme të historisë.

“Hashim Thaci i takon karizmatikëve të politikës evropiane. Shumë njerëz e lëvdojnë tej mase. Tjerë duan ta shohin të burgosur si kriminel lufte. Rrugëtimi i tij kalon nëpër Cyrih e deri në krye të shtetit të ri të Kosovës”, nis shkrimi i gazetarit Judah.

Judah shkruan se do të ishte absurd për të imagjinuar 20 vjet më parë, që Hashim Thaçi e jo Aleksandar Vuçiq do të akuzoheshin për krime e vr asje.

“Pas të gjithash, Vuçiq kishte luajtur rol kyç në partinë ekstreme nacionaliste të Servisë, burrat e së cilës kishin vr arë e mas akruar për të hyrë në Bosnjë dhe Kroaci. Pra kohët kanë ndryshuar, por akuzat e bëra nga tribunal special i Kosovës që u zbuluan më 24 qershor kanë qenë në përgatitje e sipër për 20 vjet”, thuhet tutje në shkrimin e publikuar në gazetën Die Weltwoche.

https://www.weltwoche.ch/ausgaben/2020-27/weltwoche-international/wi-winston-churchill-of-the-balkans-die-weltwoche-ausgabe-25-2020.html?fbclid=IwAR2n3OMvqOkfnE9zYeUdpMOAsfufjkN-9jLJFQygqNnmqQOcTgF2SpM4vZs

Share This Article