Times: Vritet “fantazma” e Kievit që rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Piloti 29-vjeçar Stepan Tarabalka, i njohur edhe si “fantazma” e Kievit që rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë, nuk jeton më pasi ra në krye të detyrës duke pilotuar një MIG-29.

Edhe pse vdekja e tij ka ndodhur më 19 mars, vetëm pasditen e sotme forcat ukrainase konfirmuan lajmin, raporton Times.

Qytetarët ukrainas duken të shkatërruar nga humbja e pilotit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, duke shkruar për humbjen e “këtij asi të Forcave Ajrore, i cili sundonte qiejt mbi kryeqytetin dhe ishte kthyer në një makth për rusët”, ndërsa i thanë lamtumirën me pikëllim.

“Engjëlli mbrojtës” i tyre, siç e quanin. Për Ukrainën, komandanti konsiderohet një hero lufte dhe në ditën e parë të pushtimit thuhet se ka rrëzuar gjashtë avionë rusë. Më pas ai dyshohet se qëlloi 36 të tjerë. Prindërit, gruaja dhe djali i tij i vogël janë të shkatërruar.

“Në qiell, Stepan nuk do të luftojë më armikun, ai do të presë vetëm fitoren e ukrainasve”, thonë miqtë e tij në Facebook. Përkrenarja dhe syzet e tij pritet të shiten në ankand në Londër dhe ai u nderua pas vdekjes me medaljen më të lartë të vendit për trimërinë në betejë.

29-vjeçari ka lindur në një familje të klasës punëtore në fshatin Korolivka në Ukrainën perëndimore. Ai studioi në Universitetin Kombëtar të Forcave Ajrore në Kharkov, duke lënë pas gruan e tij Olenia dhe djalin tetë-vjeçar Yarik. Nëna e tij, Nahtalia, tha se ai i shikonte MiG-të të fluturonin mbi shtëpitë e tyre dhe gjithmonë ëndërronte të bëhej pilot i forcave ajrore.

Share This Article