“Tinder” dhe “Grindr” akuzohen për shitje të të dhënave personale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aplikacionet e njohura të takimeve, si “Tinder” dhe “Grindr”, shesin të dhënat personale të palëve të treta, përfshirë orientimin seksual të përdoruesve, në rastin e “Grindr”, në kundërshtim me rregulloren, njoftoi sot një  organizatë norvegjeze.

Sipas Këshillit norvegjez të Konsumatorëve, “Grindr”, i cili pretendon të jetë rrjeti më i madh i takimeve në botë, ndan të dhënat GPS, adresën IP, moshën dhe gjininë e përdoruesve me një mori aktorësh, me qëllim reklamimin e synuar.

Në një raport të Këshillit, të titulluar “Jashtë kontrollit”, u shqyrtua mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale nga dhjetë aplikacione dhe u arrit në përfundimin se industria e reklamave shkel sistematikisht ligjin.

Edhe “Tinder”, gjithashtu, është akuzuar për shpërndarjen e të dhënave të përdoruesve të tij me të paktën 45 kompani, që i përkasin Match Group, operator i faqes së takimeve me të njëjtin emër./ATSH/

Share This Article