Tirana dhe Laçi eliminohen nga Conference League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana është eliminuar nga Conference League. Pas humbjes 1-0 në kryeqytet, bardheblutë u mposhtën edhe në Bosnje nga Zrinjski, kësaj radhe me rezultatin 3-2.

Golat për ekipin e drejtuar nga Orges Shehi u shënuan nga Ismajlgeci dhe Xhixha.

Mori fund edhe aventura e Laçit në Europë. Bardhezinjtë pësuan një humbje zhgënjyese ndaj moldavëve të Petrocub në “Elbasan Arena” dhe u eliminuan nga Conference League, duke bërë që tani të mos mbetet asnjë klub i Superiores në Europë.

Laçi humbi 4-1, me golin e vetëm që u shënua nga Mentor Mazrekaj.

Share This Article