Tirana historike në Gjeorgji, bardheblutë “thyejnë” Batumin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana kalon në turin e dytë kualifikues të Conference League.

Bardheblutë mposhtën 2-1 Dinamo Batumi në Gjeorgji, për të siguruar raundin e radhës në kompeticionet e UEFA-s. Skuadra nënkampione e vendit shënoi nga një gol për çdo pjesë, për të thyer kundërshtarët dhe vijuar rrugëtimin në Europë me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Heroi i takimit të parë, Regi Lushkja zhbllokoi takimin pas 28 minutash lojë pas një aksioni të bukur të kryeqytetasve.

Në fraksionin e dytë trajneri Orges Shehi aktivizoi nga stoli Deliun, me mesfushorin që katër minuta më pas gjeti rrugën drejt rrjetës. Një gol tepër me rëndësi për Tiranën që tashmë shton koloninë e skuadrave shqiptare në Conference League. Në turin e radhës, Tirana sfidon gjigantët turq, Beshiktashin.

Share This Article