ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 7 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 7 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 7 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 17 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 18 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve

albnews by albnews
31 October, 2024
in Show - Biz
0
Tirana ka 40 mijë banesa në pallate bosh, 24% e totalit të hyrjeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të dhënat e detajuara të Cens 2023 që u publikuan sot tregojnë se Bashkinë e Tiranës u gjeten në kohën ku zhvillua anketa 39,765 hyrje në pallate bosh. Këto përbënin 24 për qind të banesave në pallate në Tiranë në një total prej 192, 587. Sipas Cens në Tiranë ka gjithsej 245,458 banesa (pallate+shtëpi individuale) prej të cilave 52, 871 ishin bosh.

Të dhënat e përfituara nga INSTAT në procesin e regjistrimit të banesave tregojnë se një pjesë e mirë e godinave të ndërtuara për banim aktualisht janë bosh.

RelatedPosts

NASA planifikon misionin e parë me ekuipazh në Hënë pas 50 vitesh

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

INSTAT thotë se në të gjithë vendin rezultojnë 1 milionë e 82 mijë banesa. Nga këto 47 për qind janë shtëpi individuale, 40 për qind janë pallate dhe pjesa tjetër janë banesa që INSTAT i kategorizon si pjesërisht të veçuara.

INSTAT thotë se nga 1 milionë e 82 mijë banesa, vetëm 726 mijë rezultuan të banuara, ndërsa në pjesën tjetër prej 356 mijë anketuesit nuk gjetën banorë brenda.

Duke i ndarë në kategori, INSTAT raporton se përqindja më e lartë e shtëpive të pabanuara rezulton në pallate. Të dhënat e përfituara nga censusi tregojnë se 39.4 për qind e apartamenteve rezultojnë bosh.

E përkthyer në numra, rezulton se janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin.

Stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien.

Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit. Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve. Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind./MONITOR

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result