Tirana mirëpret sot samitin BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Një tjetër ditë mikpritjeje!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetin e tij social Facebook, ku përshëndet qytetarët me një foto dhe përditësim nga samiti “Growth Plan – Our Pathway to the EU”.

Rama thekson se kjo ditë shënon një tjetër moment mikpritjeje në kuadër të tryezës së përbashkët mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan ‘Our Pathway to the EU’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Samiti synon të thellojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes planit të ri të rritjes së propozuar nga BE.

Share This Article