Tirana nuk dorëzohet, barazon në shtesë me Dinamon e Batumit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas barazimit ineskstremis të Egnatias në Armeni, edhe Tirana ka dhuruar drithërima të së njëjtës formë në “Air Albania”.

Bardheblutë ishin duke humbur me rezultatin e ngushtë 0-1 përballë gjeorgjianëve të Dinamo Batum, por treguan shpirt gare dhe grintë pasi ia dolën të barazonin në minutën e ’93.

Ishte Regi Lushkja ai që çoi në delir tifozët e Tiranës, duke u bërë heroi i skuadrës me golin e shënuar në limite.

Ky barazim në sfidën e parë të Conference League, mban ende me shpresë Tiranën, e cila do të synojë të arrijë kualifikimin në ndeshjen e kthimit që luhet në datën 20 korrik.

Share This Article