Tirana vazhdon marshimin pas javës së 25

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hapi i radhës i gabuar i Laçit në javën e 25 të Kategorisë Superiore, i ka dhënë Tiranës një tjetër “asist” në garën për titullin kampion. Kurbinasit barazuan në shtëpi kundër Skënderbeut të vendit të fundit pa gola dhe vazhdojnë të jenë të dytët në renditje, por 10 pikë më pak se sa bardheblutë, në kuotën e 56 pikëve.

Tirana mori një fitore të rëndësishme në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Vllaznisë me rezultatin 1-2. Ky sukses në klasiken e Shqipërisë ka ndikuar psikologjikisht te kryeqytetasit, të cilët gjithmonë e më shumë besojnë te titulli kampion.

Fitorja e Kukësit pas 4 takimeve ka sjellë qetësi te verilindorët që janë të tretët në renditje me 42 pikë.

Ndërkohë që Dinamo humbi sërish e gjendet në vend të parafundit vetëm pesë pikë më shumë se sa badhekuqtë, në një situatë ku frika nga rënia nga kategoria ka sjellë turbullim brenda grupit.

Partizani hodhi një tjetër hap fals, e tani Europa gjendet gjithnjë e më larg. Ndërsa Egnatia vazhdon përpjekjet për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Humbja me Kastriotin i ka sjellë probleme Teutës, që tani duhet të mendojë t’i qëndrojë larg zonës së ftohtë, me krutanët që janë vetëm 3 pikë larg.

Share This Article