Tiranë/ Prezantohej si zyrtar dhe u merrte para biznesmenëve për tendera, arrestohet 39-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia vijon operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike.

Falë operacionit “The eye”, Seksioni për hetimin e krimeve ekonomie në bashkëpunim me forcën e posaçme operacionale të Tiranës e Policinë e Rinasit, u arrestua një 39-vjeçar i cili përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nëpërmjet mashtrimit, duke u premtuar tendera, biznesmenëve të ndryshëm.

39-vjeçari prezantohej si zyrtar i lartë në institucione dhe mashtronte biznesmenë të ndryshëm të cilëve iu premtonte tendera, në këmbim të parave.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. A. (K)., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.

Policia sekuestroi 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article