Tiranë, shpërthen lëndë plasëse në portën e një fasonerie në pronësi të një italiani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer të enjten në mbrëmje në portën e jashtme të një fasonerie, e cila është në pronësi të një shtetasi Italian. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël  lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, janë thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.”- njofton policia.  

Sipas kësaj të fundit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Share This Article