Tiranë/ Transportonin mallra kontrabandë drejt Shqipërisë, arrestohen babë e bir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për transport mallrash të kontrabanduara.

Policia bën me dije se autorët, 58 dhe 29 vjeç, dyshohet se transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë dhe i magazinonin në subjektin që administronin.

Po ashtu është proceduar edhe punonjësi i tyre, që i shpërndante mallrat kontrabandë në disa pika shitjeje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit Sh. A., dhe E. A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share This Article