“Titan” së shpejti film?! Reagon regjisori James Cameron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjisori i njohur James Cameron njoftoi se nuk është duke punuar në ndonjë projekt për tragjedinë e nëndetëses Titan, ku humbën jetën 5 personat në bord.

Regjisori i filmit fitues të Oscar “Titanic” shkroi në rrjetet sociale për të shuar thashethemet se ai ka plane të punojë në një projekt që lidhet me Titanikun që pësoi një “shpërthim katastrofik” muajin e kaluar.

“Unë zakonisht nuk u përgjigjem thashethemeve në media, por më duhet tani. Unë nuk jam në bisedime për një film OceanGate dhe as do të jem ndonjëherë”.

Kujtojmë se, më 18 qershor u raportua për humbjet e kontakteve me nëndetësen Titan. Personat në bord, e që më pas u raportuan të vdekur ishin:

CEO i OceanGate, Stockton Rush, 61 vjeç,

Miliarderi britanik pakistanez, Shahzada Dawood, 48 vjeç,

Suleman Dawood, 19 vjeç,

Miliarderi britanik Hamish Harding, 58 vjeç,

Eksperti i Titanic, Paul -Henri Nargeolet, 77 vjeç.

Share This Article