ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 3 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 3 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 3 hours ago
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane 3 hours ago
LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Titujt e gazetave: ‘Tradhtia e trimave tanë’, pasi u shty urdhri për PPE

albnews by albnews
20 April, 2020
in Bota
0
Titujt e gazetave: ‘Tradhtia e trimave tanë’, pasi u shty urdhri për PPE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Tradhtia e trimave tanë”, është tituli i faqes e parë të Daily Mail, pasi raporton se mjekët kanë paralajmëruar se ata mund të ndalojnë trajtimin e pacientëve me koronavirus në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre për shkak të mungesës së veshjeve mbrojtëse. Gazeta shqon se ka një “kor kritik” pasi u shty dërgesa e furnizimeve nga Turqia.

Daily Mirror thotë se furnizimet e nevojshme ishin “dërgesë jetike” e pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor të vijës së frontit. Ajo thotë se mjekët kanë reaguar me “tërbim” për këtë shtyrje – një mjek i gazetës: “Kjo është e turpshme”.

RelatedPosts

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

Si po i ndryshojnë politikat teknologjike vendet kandidate për BE?

“Ne kemi nevojë për Borisin!” deklaron Daily Express, i cili raporton që Kryeministri mund të kthehet në punë këtë javë pasi të shërohet nga koronavirusi. Ai thotë se z. Johnson “pritet të rritë ngarkesën e tij të punës” gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë Daily Telegrafi thotë se dy të tretat e nxënësve nuk po arrijnë të regjistrohen në mësime gjatë bllokimit. Gazeta citon një sondazh nga Sutton Trust dhe Publik First sipas të cilit fëmijët në shkollat private marrin dyfishin e mësimit ditor online sesa fëmijët e shkollave publike. Gazeta thotë se sondazhi “do të shkaktojë shqetësime për cilësinë e arsimit” gjatë mbylljes.

Financial Times, raporton se kancelari Rishi Sunak do të hedhë një paketë shpëtimi prej 1.25 miliardë paundësh për firmat inovative dhe bizneset star-up, si pjesë e masës më të fundit për të mbrojtur ekonominë nga rënia e pandemisë.

Editorial i Times i kërkon qeverisë të përcaktojë me përparësi rihapjen e shkollave sa më shpejt që të jetë e mundur, duke e quajtur atë një çështje të “drejtësisë sociale” – referuar një studimi shkencor norvegjez, sipas të cilit të ardhurat e fëmijëve të familjeve të varfëra ulen për çdo javë të shkollimit që ata humbasin.

The Guardian ia kushton editiorialin e tij rihapjes së parlamentit këtë javë. Ai e quan këtë veprim “të vonuar”, duke thënë se “në ditët e errëta, demokracia parlamentare duhet të shkëlqejë dritën më të fortë të mundshme mbi pyetjet që na shqetësojnë të gjithëve”.

Megjithatë gazeta kërkon që të përfshihen sa më shumë deputetë, pasi aktualisht vetëm 50 anëtarë mund të jenë të pranishëm në sallë, ndërsa 70 të tjerë marrin pjesë në virtualisht në debatin parlamentar – një situatë për të cilën thotë se mund të lejojë që proceset të kontrollohen nga të gjitha palët politike.

Duke shkruar për Times, deputeti konservator dhe kryetari i Komitetit të Procedurave të Dhomës së Komunave, Karen Bradley, thotë se avaritë teknike janë të pashmangshme, pasi kushdo që ka provuar të realizojë një video-thirrje me kolegët, miqtë ose familjarët gjatë bllokimit do ta dijë shumë mirë.

Ka një paralajmërim në Telegraf që disa nga prodhimet më të dashura të detit në Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik zhdukjeje për shkak të planeve të qeverisë për të ulut kuotat e peshkimit vitin e ardhshëm për të ndihmuar industrinë të mbijetojë nga kriza aktuale.

Shoqëria Detare e Konservimit i ka thënë gazetës se merlucët, ngjalat dhe levrekët e detit janë të gjithë në rrezik të ngordhin. Daily Express raporton se pandemia gjithashtu po vë në rrezik edhe çajin. Gazeta raporton se prodhimi i çajit është prekur rëndë në vende si India, Sri Lanka dhe Malajzia, të cilat mund të shkaktojnë mungesa dhe rritje të larta të çmimeve.

Dhe Guardian thotë se tifozëve danezë të futbollit do t’u jepet mundësia të shohin lojërat në një mënyrë unike gjatë sezonit që fillon muajin tjetër. Me lojërat e përcaktuara për t’u luajtur pas dyerve të mbyllura, skuadra e Superligës Midtjylland ka instaluar ekrane gjigande në një parkingun e automjeteve jashtë stadiumit të tyre, ku tifozët do të jenë në gjendje të ndjekin lojën nga makinat e tyre. Po ashtu janë instaluar edhe ekrane të cilët nëpërmjet kraneve lëvizëse do të paraqesin edhe pamjet e tifozerisë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

5 November, 2025
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result