Tjetër alarm për bombë, këtë herë evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër, anulohen disa fluturime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër alarm për bombë ka detyruar aeroportin Basel-Mulhouse, në Zvicër që të evakuohet këtë të enjte. Sipas mediave të huaja, kërcënimi ka qenë i ngjashëm me ato në aeroportet e tjera franceze që është dashur të evakuohen ditët e fundit.

Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar për Blick se aeroporti duhej të evakuohej për “arsye sigurie”. Autoritetet kanë njoftuar se pasdite “masa të shumta kontrolli dhe verifikimi” ishin marrë për të siguruar jetën e të gjithë personave që punonin dhe qytetarëve që ndodheshin në ato momente.

Udhëtarët u transportuan me autobusë në pikat e grumbullimit jashtë tij. Ndërkohë siç tregojnë të dhënat nga faqja e internetit e aeroportit, disa fluturime janë anuluar, duke përfshirë nga Mynihu, Frankfurt, Cyrih dhe Amsterdam.

Share This Article